Deklarata e Grenellit pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë

Deklarata e Grenellit pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë

Sot në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell tha se pas marrëveshjes  për linjën ajrore, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, përcjell Periskopi.

Ai tha se të dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë pajtuar që fokusi duhet të jetë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Ajo çfarë kemi bërë sot është se kemi negociuar për hapjen e linjës së hekurudhore dhe asaj të autostradave. Pas marrëveshjes për linjën ajrore në mes Beogradit dhe Prishtinës, tani kemi dy marrëveshje të tjera. Ajo çfarë u kam thënë të dy presidentëve është që të provojmë sa më shumë që të jetë e mundur që të fokusohemi në zhvillimin ekonomik dhe mund të them se që nga fillimi të dy presidentët janë pajtuar se ky duhet të jetë fokusi që ne do të ecim përpara drejt zhvillimit ekonomik”, tha Grenell. /Periskopi/

Shpërndaje në: