Deklarohet babai i Mrika Nikçit: Jam ndier shumë i shqetësuar, pres zbardhjen e rastit

Deklarohet babai i Mrika Nikçit: Jam ndier shumë i shqetësuar, pres zbardhjen e rastit

Babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi, ka dhënë një prononcim, pas videos që e kishte publikuar vajza e tij, në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar.

“Kuptohet që jam ndier shumë i shqetësuar, por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi për KlanKosova.

I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.

“Për më tepër, nuk mund të prononcohem”, ka përfunduar Nikçi.

Shpërndaje në: