Del ekspertiza paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit: Ka ndërruar jetë nga asfiksia

Del ekspertiza paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit: Ka ndërruar jetë nga asfiksia

Ka dalë ekspertiza e parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra.

Referuar ekspertëve, i riu ka humbur jetën nga asfiksia.

Plagët e gjetura në trupin e viktimës janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh.

Këta të fundit janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes, raporton AP, transmeton Periskopi.

Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit./Periskopi

Shpërndaje në: