Delegacioni i Kosovës në takim me Miroslav Lajçak, pritet vazhdimi i bisedimeve në Ohër

Delegacioni i Kosovës në takim me Miroslav Lajçak, pritet vazhdimi i bisedimeve në Ohër

Një tjetër pauzë është duke u mbajtur pas takimit trilateral në Ohër, ku pritet të ketë vazhdim të bisedimeve.

Delegacioni i Kosovës për momentin është në një takim me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Kujtojmë se ende pas 9 orësh po vazhdojnë negociatat në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuciqit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

Shpërndaje në: