Deliu: As Haxhiu as Pacolli s’u sulmuan pse janë gra, mos ta përdorin këtë si mburojë

Deliu: As Haxhiu as Pacolli s’u sulmuan pse janë gra, mos ta përdorin këtë si mburojë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtareve të LVV-së, të cilat kishin sugjeruar se kritikat ndaj Albulena Haxhiut dhe Fitore Pacollit kishin prapavijë gjinore.

Deliu tha se nuk është korrekte që figura politike të fshihen pas gjinisë kur përballen me kritika për veprimet apo deklaratat e tyre

“As zonja Haxhiu as zonja Pacolli, asnjëherë nuk janë sulmuar pse janë gra – nuk ka pasur seksizëm ndaj tyre. Unë dua të kujtoj para opinionit publik deklaratën e tmerrshme të zonjës Haxhiu si deputete e opozitës që e kishe drejtuar ndaj Kadri Veseli – “kriminel” disa herë. Pra, kjo ka qenë gjuha e përshkallëzuar e atyre që s’kanë marrë përgjegjësi për fjalën publike por kanë linçuar, kanë nda shoqëri deri në përmasa më të thella dhe më të tmerrshme.” – deklaroi Deliu-Kodra në T7./Periskopi/

Shpërndaje në: