Deliu-Kodra: Qeveria Kurti në Raportin e DASh-it u etiketua si ‘Qeveria e Korrupsionit’

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti në Raportin e DASh-it u etiketua si ‘Qeveria e Korrupsionit’

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe problemet që janë cekur në të.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk e ka në fokus interesin e qytetarëve.

“Në Raportin e DASh-it, Qeveria e Kosovës është etiketë atë të korrupsionit. Kjo është problematike në kohën kur po bëhen përpjekje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, ne kemi një goditje të shtyllave kryesore të shtetit sipas DASh-it”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Një qeveri që nuk e raporton raportin e DASh-it nuk ka fije kredibiliteti, aty përmenden afera korruptive, sulme të mëdha e deri tek dhuna në familje. Këto flasin për një qeveri se nuk ka në fokus interesin e qytetarëve duhet të angazhohemi për t’i minimizuar këto dhe për të forcuar institucionet”, ka thënë Deliu-Kodra.

Raporti i “Freedom House”: Korrupsioni çështje serioze shqetësuese në Kosovë

 

Shpërndaje në: