Deliu-Mujës: Kompaninë që ti e quan sllovene, Kurti e konsideronte të themeluar nga UDB-ja

Deliu-Mujës: Kompaninë që ti e quan sllovene, Kurti e konsideronte të themeluar nga UDB-ja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Armend Muja, pasi ky i fundit tha se blerja e energjisë nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së PDK-së. Sipas tij, qeverisja e VV-së, gjatë vitit 2021, ka importuar energji kryesisht nga Sllovenia, Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut.

Deliu tha se kompaninë që Muja e quan slloeve, Kurti në vitin 2019 e konsideronte të themeluar UDB-ja.

Deliu thotë se ky skandal origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë.

“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën “kompani të themeluar nga UDB-ja” e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe.  Mbase para një orvatje të tillë, do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”, shkroi Deliu në Facebook.

Shpërndaje në: