Deliu për raportin e DASH-it: Shpërfaq paaftësinë e kësaj Qeverie

Deliu për raportin e DASH-it: Shpërfaq paaftësinë e kësaj Qeverie
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportet e Kosovës me këtë Qeveri do përkeqësohen.
“Se në çfarë gjendje e ka sjellur vendin Qeveria Kurti, flet më së miri Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, i cili shpërfaq më së miri paaftësinë e kësaj Qeverije për të ndertuar institucione të pakorruptura dhe kredibile.
Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet të dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.
Raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri në të cilën politikanët tentojnë të frikësojnë mediat”, ka shkruar ajo./Periskopi

 

 

Raporti i DASh: Raportime të shumta për korrupsion në Qeverinë e Kosovës

Raporti i DASH-it thotë se politikanët në Kosovë tentuan t’i frikësojnë gazetarët

Shpërndaje në: