Dyshohet për dëm 3 milionë euro: Aktakuza e radhës për kabinetin e Kurtit – Krejt çka u tha

Dyshohet për dëm 3 milionë euro: Aktakuza e radhës për kabinetin e Kurtit – Krejt çka u tha

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, përcjell Periskopi.

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.

E lidhur me këtë ka shkruar në Facebook, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Shpërndaje në: