Demaku: Çka mësuam nga sulmi terrorist mbi Kosovë?

Kryeredaktorja e Periskopit dhe analistja Dafina Demaku, duke iu referuar sulmit terrorist që ndodhi dje mbi Kosovën, ka thënë se nuk duhet harruar rëndësia e aleancave në ditë si këto, shkruan Periskopi.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nga sulmi terrorist që ndodhi dje, mësuam se Policia e Kosovës është ndër më të përgatiturat në rajon.
Tutje Demaku është shprehur se Policia e Kosovës është krijuar falë investimit dhe koordinimit me Amerikën, aleatin tonë më të madh ndër vite.
“Policia e Kosovës, është ndër më të përgatiturat në rajon; nëse e dëgjoni një intervistë të ambasadorit amerikan Hovenier, dhënë diku kah fillimi i vitit (nëse nuk gaboj në Klan ose REL), ju do ta kuptoni investimin amerikan për Policinë tonë, që prej themelimit të saj 🙂. Me aleatin më të madh tonin, ndër vite, është bë kjo Polici. Pra: me koordinim”, ka shkruar ajo./Periskopi
Postimi i plotë:
Çka mësuam nga sulmi terrorist mbi Kosovën?
– Policia e Kosovës, është ndër më të përgatiturat në rajon; nëse e dëgjoni një intervistë të ambasadorit amerikan Hovenier, dhënë diku kah fillimi i vitit (nëse nuk gaboj në Klan ose REL), ju do ta kuptoni investimin amerikan për Policinë tonë, që prej themelimit të saj 🙂. Me aleatin më të madh tonin, ndër vite, është bë kjo Polici. Pra: me koordinim 🙂
– Me koordinim, po del se çepuam dje mbi terroristët që goditën shtetin tonë, prandaj prej Blinken (zotëri naivit) e teposhtë, dënimi i sulmit terrorist, ishte i qartë dhe pa gjuhë dy-tre kuptimësore, apo sic preferoni ta quani disa: ambiguiteti 🙂
– Mos të harrojmë: aleanca me Amerikën, po ashtu e ka bë Kosovën me Ushtri, prandaj gjenerali amerikan Timothy Orr, një prej kontributdhënësve më të mëdhenj amerikan në FSK dhe për FSK-në, deklaronte:
“Jam i gatshëm të zbarkoj me FSK-në në cilindo vend në botë”;
-Anash patetizmit dhe politikës ditore, anash hapareshjes nëpër studio televizive për me fitu like dhe anash kontaminimit me gjuhë anti-perëndimore/ amerikane;
Mos t’i harrojmë këto ditë dhe rëndësinë e aleancave për të cilat një pjesë e shoqërisë foli gjatë, prej më shumë se një viti.