Demarkacionin si kusht për viza e caktoi Qeveria, jo BE-ja

Demarkacionin si kusht për viza e caktoi Qeveria, jo BE-ja

Ai në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se Bashkimi Evropian ka edhe probleme të tjera, porse qeveria sipas tij, nuk do të duhej t’i nënshtrohej BE-së.

“Ne e kemi hetuar që nuk ka qenë kusht nga Bashkimi Evropian, por ka qenë kusht i kërkuar nga qeveria e Kosovës drejtuar bashkimit Evropian, që t’ia vëjë asaj si kusht në rrugën drejt liberalizimit, duke e ditur që procesi i liberalizimit nuk është në varësi as të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ne e dimë që ka edhe probleme të tjera të Bashkimit Evropian, ne e dimë që liberalizmi edhe për shumë shtete ka ngecur edhe për arsye krejt tjera, por qeveria nuk do të duhej që të bëhej argat i dreqit për ta penguar edhe zhvillimin e Kosovës, për ta penguar edhe liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ai.

Zëri: Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë vazhdimisht po potencojnë se ratifikimi i demarkacionit është kusht për liberalizimin e vizave. Si do të mund të ketë liberalizim, nëse nuk plotësohet ky kusht?

Selimi: Dua t’ia kujtoj opinionit se liberalizimi ka qenë si nismë dhe si nevojë, por mbi të gjitha edhe si premtim shumë vite para se të ndodhte marrëveshja për demarkacionin. Rrjedhimisht, kjo nuk ka mundur dhe nuk mund të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Pastaj, në anën tjetër edhe sikur të jetë kusht, është një kusht i padrejtë ndaj një republike, një shteti dhe ndaj qytetarëve të saj. Në anën tjetër, liberalizimi ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, jo me hapësira dhe territore. Unë e di që qeveria e Kosovës ka lobuar në masë të madhe që ta bindë Bashkimin Evropian që ta fusë këtë kusht jo për realizuar liberalizmin,  por për ta realizuar eventualisht demarkacionin. Pra, liberalizimi i vizave ka mbetur peng i qeverisë, jo i marrëveshjes për demarkacionin.

Sikur ne nuk do ta kishim një qeveri të tillë, atëherë ne nuk do të kishim as këso marrëveshje për demarkacionin dhe njëkohësisht, do ta kishim të kryer çështjen e liberalizimit të vizave. Ne e kemi hetuar që nuk ka qenë kusht nga Bashkimi Evropian, por ka qenë kusht i kërkuar nga qeveria e Kosovës drejtuar bashkimit Evropian, që t’ia vëjë asaj si kusht në rrugën drejt liberalizimit, duke e ditur që procesi i liberalizimit nuk është në varësi as të një marërveshjeje ndërkombëtare, ne e dimë që ka edhe probleme të tjera të Bashkimit Evropian, ne e dimë që liberalizmi edhe për shumë shtete ka ngecur edhe për arsye krejt tjera, por qeveria nuk do të duhej që të bëhej argat i dreqit për ta penguar edhe zhvillimin e Kosovës, për ta penguar edhe liberalizimin e vizave.

Zëri: Thoni se këtë marrëveshje nuk e caktoi si kusht BE-ja, por qeveria. Pse mendoni se e ka bërë këtë?

Selimi: Asnjëherë qeveria, pra nënshkruesit e saj nuk e kanë bërë dhe nuk e kanë shpjeguar se kujt ia kanë borxh 8800 hektarë. Ne nuk ia kemi borxh askujt 8800 hektarë, madje asnjë pëllëmbë të territorit. Është e kundërta po të shihet historia, por sidoqoftë nëse nuk shihet historia, në rrethanat e shpalljes së pavarësisë e vitit 2008, ne askujt nuk i kemi borxh asnjë pëllëmbë të Kosovës. Ne nuk do të duhej që qoftë edhe për liberalizim të vizave të jepnim territor. Edhe po të ishte kusht për liberalizimin, nuk do të duhej ta këmbenim me diçka që nuk do të mund ta kthenim kurrë. Nuk kemi të drjetë ta bëjmë një gjë të tillë. Ne kemi gjakun tonë në ata gurë që Isa Mustafa e Hashim Thaçi duan t’i shesin dhe po ashtu, nuk kemi të drejtë edhe për brezat që vijnë se do të na akuzojnë që kemi dhënë territor për diçka që është krejt relative.

Shpërndaje në: