Dembele arrin në zhveshtore të PSG-së me Topin e Artë, Luis Enrique e përqafon trofeun

Dembele arrin në zhveshtore të PSG-së me Topin e Artë, Luis Enrique e përqafon trofeun

Luis Enrique bën sikur nuk iu beson syve të tij, e më i afrohet Ousmane Dembeles për ta përqafuar dhe në fund e merr në dorë Topin e Artë të cilin e kishte sjell sulmuesi i tij dhe e përqafon atë.

 

Kjo ishte skena e gëzimit dhe e lumturisë që ndodhi në zhveshtoren e qendrës stërvitore të Paris Saint-Germainit sot, në Poissy, ndërsa u publikua nga rrjetet sociale të klubit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

Por, përpos trajnerit spanjoll ishin të shumtë bashkëlojtarët e yllit francez që i bënë komplimente dhe që deshën ta preknin trofeun që ai e fitoi të hënën mbrëma, derisa skuadra ishte duke luajtur në Marseille, ku pësoi humbje, 0:1. /Periskopi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

Shpërndaje në: