Demhasaj: Presioni ka qenë gjithë – po shtohet edhe me letra, që me e marrë vesh krejt

Demhasaj: Presioni ka qenë gjithë – po shtohet edhe me letra, që me e marrë vesh krejt

Amerika dje ia shtoi presionin qeverisë Kurti, duke ia bërë një mori kërkesash urgjente.

Ku letra e gjatë e sekretarit amerikan, Antony J.Blinken, pati theks të veçant arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, që sipas tij është vonuar.

E kjo letër ngjalli reagime të shumta në opinion e në figura të ndryshme politike.

Ky presion sipas analistit Arton Demhasaj, ka qenë gjithmonë, por që tashmë e kanë dërguar letrën në mënyrën publike, që ta kuptojnë të gjithë, shkruan Periskopi.

Demhasaj në një prononcim për Periskopin tha se marrëveshjet e tjera të përmendura në letër janë pjesë e pakos së dialogut, andaj dhe është kërkuar të zbatohen të gjithë marrëveshjet e arritura në Bruksel

“Ky presion që tashmë ka ardh, ky presion veç ka ekzistu, veç tash ka ardhur përmes një komunikatë në mënyrë  të shkrume në mënyrë që me pa edhe të tjerët, thjeshtë kjo dozë të madhe të presionit ndajë qeverisë Kurti për me u ulë me përfundu marrëveshjen sa më shpejt me Serbinë, e cila në njëfarë mënyrë kërkohet të zbatohen edhe marrëveshjet e Brukselit të cilat janë arritur më herët”. tha Demhasaj për Periskopin./PERISKOPI

Shpërndaje në: