Demokracia: Gërvalla po e zhbën diplomacinë, 46 vendime për shkarkime po presin në zyrën e saj

Demokracia: Gërvalla po e zhbën diplomacinë, 46 vendime për shkarkime po presin në zyrën e saj

Kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz po e zhbën diplomacinë e deritashme të Kosovës.

Demokracia.com ka mësuar se në zyrën e saj tashmë po presin 46 vendime për shkarkim të diplomatëve nga puna.

Gërvalla mësohet se është duke i kontestuar shumicën e konkurseve që nga viti 2011 e deri më tani.

Në konkursin e vitit 2011, siç mëson Demokracia.com, ishin punësuar shumica e diplomatëve që Gërvalla i ka identifikuar si njerëz që u shërbejnë subjekteve politike opozitare dhe nuk njihen për afërsi me pushtetin e ri.

Shumica e këtyre diplomatëve janë të përfshirë drejtpërdrejtë në njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës plot një dekadë.

Demokracia.com ka mësuar se Gërvalla sot i ka degraduar katër drejtorë të departamenteve dhe i ka nënshkruar edhe disa vendime për grada, duke ua zhbërë disa diplomatëve gradat që i kanë marrë me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme dhe vendime të ministrave të kaluar të MPJ-së.

Demokracia.com ka mësuar se Gërvalla po mundohet ta shpëtojë veten nga shkarkimi i kryeministrit Kurti, i cili po përflitet se mund të ndodh së shpejti, duke e vendosur atë para aktit të kryer, që të mos mund ta shkarkojë, pasi që do dukej se po e shkarkon për shkak të vendimit të saj për shkarkime masive.

Për një “fshesë” të tillë, Gërvalla kishte paralajmëruar edhe para dy ditësh.

Shpërndaje në: