Dëmtohen tetë vetura pas rrëzimit të lisit në Mitrovicë

Dëmtohen tetë vetura pas rrëzimit të lisit në Mitrovicë

Një lis i madh është rrëzuar në Mitrovicë, duke dëmtuar kështu disa vetura.

Pos dëmeve materiale, nga rrëzimi i këtij lisi, nuk ka të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se të dëmtuara janë gjithsej tetë vetura.

“Përveç dëmeve nuk ka persona të lënduar. Tetë vetura janë dëmtuar”, është shprehur tutje Zahiti.

Shpërndaje në: