Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Tri varre janë dëmtuar në Obiliq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.

“Obiliq / 13.12.2025 – 13:43. Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, njofton PK./Periskopi/

Shpërndaje në: