Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur e kanë dëmtuar me mjete të forta, kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Periskopi.
Njoftimi:
ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS
Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it).



