Dënim me vdekje për gjithë ata tifozë që kapen duke transportuar drogë në Kupën e Botës në Katar

Dënim me vdekje për gjithë ata tifozë që kapen duke transportuar drogë në Kupën e Botës në Katar

Katari do të jetë nikoqiri i turneut më të madh në botë, Kupës së Botës.

Tifozët e Anglisë do të shkojnë në Katar nga nëntori për Kupën e Botës 2022, shkruan Periskopi.

Anglezët janë paralajmëruar se përballen me zero tolerance ndaj drogës në Katar – me disa që mund të përballen edhe me dënimin me vdekje nëse përpiqen të kontrabandojnë sasi të drogës gjatë Kupës së Botës.

Çështja e përdorimit të kokainës te tifozët e Anglisë është ngritur si shqetësim mes autoriteteve kohët e fundit, veçanërisht pas skenave të pakëndshme në finalen e Euro 2020 në Wembley.

Sipas ligjit 9 të vitit 1987 mbi kontrollin dhe rregullimin e kontrollit dhe rregullimit të drogave narkotike dhe substancave të rrezikshme psikotrope, ata që kapen duke kontrabanduar drogë në Katar përballen me 20 vjet burg dhe një gjobë nga 21,349 euro dhe 300 mijë euro.

Shpërndaje në: