Dënime të rënda për futbollistët shqiptarë që rrahën brutalisht gjyqtarin serb në Gjermani

Dënime të rënda për futbollistët shqiptarë që rrahën brutalisht gjyqtarin serb në Gjermani

Më shumë se një muaj pas incidentit, dënimi iu shqiptua sulmuesve të gjyqtarit serb Darko Milakoviç në Gjermani.

Futbollistët e klubit shqiptar nga Gjermania KF Isa Boletini Sindelfingen sulmuan dhe lënduan Milakoviçin pas ndeshjes me FSV Deufringen.

Rezultati ishte 3-2 për Deufringen, gjyqtari Milakoviç përjashtoi dy lojtarë mysafir të Sindelfingen.

Kur mbaroi ndeshja, dy lojtarë të klubit shqiptar Mergim Dobruna dhe Adonis Gashi iu afruan gjyqtarit dhe filluan të bërtasin dhe ta godasin.

Atëherë atyre iu bashkuan dhe disa shokë të tjerë të skuadrës në sulmin ndaj serbit.

Gashi më pas mori flamurin e këndit me qëllimin të godas Milakoviçin, i cili ishte shpetuar nga lojtarët e Deufringen nga një rrahje e rëndë. Milakoviç përfundoi në spital me një dëmtim të gjurit.

Klubi i KF Isa Boletini Sindelfingen u gjobit me 1.000 €, një dënim rekord për atë nivel të konkurrencës, ndërsa lojtarët Dobruna dhe Gashi morën nga 18 muaj pezullim maksimal.

Shpërndaje në: