Deontay Wilder befason me datën e rikthimit, vetëm disa ditë pas humbjes nga Tyson Fury

Deontay Wilder befason me datën e rikthimit, vetëm disa ditë pas humbjes nga Tyson Fury

Deontay Wilder i ka dhënë fund spekulimeve për pensionim dhe do të kthehet në ring në majin e ardhshëm.

Amerikani pësoi një humbje brutale nga Tyson Fury në fundjavë, transmeton Periskopi.

Ai u nokautua në rundin e 11-të pasi u rrëzua tre herë nga ‘Gypsy King’.

Pati shqetësime se Wilder do të pensionohet nga boksi pas kësaj përballjeje, ku ai pësoi shumë lëndime.

35-vjeçari theu dorën dhe do të duhet t’i nënshtrohet operimit për ta rregulluar këtë problem, javën e ardhshme.

Sidoqoftë, agjenti i tij, Shelley Finkel e ka konfirmuar se do të kthehet në prillin e vonshëm apo maj.

Ai është pezulluar nga rikthimi i shpejtë pasi iu tha se ka nevojë të kalojnë të paktën gjashtë muaj pas lëndimeve të pësuara.

Finkel u shpreh: ”Ai është fragjil por në rregull, ishte në shtëpi dje.

”Është duke u shëruar në këtë pikë, nëse gjithçka është në rregull, pas operimit në dorë ai sigurisht do të kërkojë të kthehet në mes të vitit të ardhshëm në ring, prill ose maj.”

Ai gjithashtu tha se Wilder e repsekton Furyn, por ‘mendja e tij nuk ishte në rregull’ pas 11 rundeve brutal.

Ai shtoi: ”Unë dhe ai folëm për këtë dhe ai e respekton Furyn. Mendoj se mendja e tij nuk ishte si duhet. Nëse Deontay do ta shihte Furyn tash, do t’i jepte një përshëndetje të madhe.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: