Deputetët mblidhen sërish për seancën konstituive

Deputetët mblidhen sërish për seancën konstituive

Me fillim nga ora 11:00 sot do të zhvillohet vazhdimi i seancës konstituive të 38-të, ku pritet të mblidhen deputetët e zgjedhur.

Seanca që ishte planifikuar të mbahej të premten u shty për ditën e diel, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, organizoi një takim me udhëheqësit e partive tjera politike.

Ky takim, i cili zgjati më shumë se dy orë dhe u mbajt të shtunën, sipas raporteve të Klankosova.tv, nuk rezultoi me ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, situata politike mbetet e paqëndrueshme ende pavarësisht thirrjes edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Ndiqni këtu të gjitha zhvillimet e fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: