Deputeti holandez bën thirrje direkte: Ndaleni Islamin, ndaleni Ramazanin

Deputeti holandez bën thirrje direkte: Ndaleni Islamin, ndaleni Ramazanin

Deputeti holandez i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, ka marrë edhe një herë vëmendje me një postim kundër Islamit. Ai kësaj radhe ishte shumë i drejtpërdrejtë: Ndaleni Islamin. Ndaleni Ramazanin.

Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, por duket se praktikimin e fesë nuk e njeh si liri themelore të njeriut. Ai është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve (Tweede Kamer).

Ai njihet më së shumti për kundërshtimin e Islamit dhe të Bashkimit Evropian. Qëndrimet e tij e kanë bërë figurë kundërthënëse në Holandë dhe jashtë saj. Që nga viti 2004, Wilders ruhet nga truproja të armatosura.

Ky deputet lobon kundër atij që e cilëson si “islamizim të Holandës”. Ai e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e diktatorit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, “Mein Kampf” dhe ka bërë fushatë që Kurani të ndalohet në Holandë.

Përpos këtyre qëndrimeve kundër Islamit, deputeti Wilders bën thirrje që të ndalohen imigrantët nga shtetet myslimane dhe e përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive në Holandë.

Shpërndaje në: