Deputeti i LDK`së, Muratit: Rendi i ditës do të jetë krijimi i shumicës ose shkuarja në zgjedhje, nuk ka format për votimin e buxhetit

Deputeti i LDK`së, Muratit: Rendi i ditës do të jetë krijimi i shumicës ose shkuarja në zgjedhje, nuk ka format për votimin e buxhetit

Votimi i buxhetit për komunat ka mbetur i bllokuar si pasojë e mosfunksionimit të komisioneve parlamentare në legjislaturën e re.

Për shkak të mungesës së këtyre komisioneve, shumë procese financiare dhe zhvillimore janë pezull, ndërsa institucionet lokale po përballen me vonesa në ekzekutimin e mjeteve buxhetore.

Në këtë situatë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përgjegjësinë për bllokimin e buxhetit e mbajnë partitë opozitare, të cilat po refuzojnë formimin e komisioneve të Kuvendit.

Lidhur me këtë  është deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, i cila ka thënë se në këtë fazë Kuvendi nuk ka mundësi reale të votohet buxheti, pasi rendi i ditës është i përqendruar në krijimin e shumicës ose në mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.

“Realisht, ne nuk besoj që kemi mundësi reale ta votojmë, sepse sipas gjasave rendi i ditës do të jetë krijimi i shumicës apo shkuarja në zgjedhje, kështu që nuk ka format për ta shtyrë këtë proces’’, ka thënë Xhaferi për Front Online, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: