Deputeti i PSD-së: Nuk ka zgjedhje pa përfunduar dialogu me Serbinë

Deputeti i PSD-së: Nuk ka zgjedhje pa përfunduar dialogu me Serbinë

Deputetit i PSD-së, që është pjesë e Ekipit të Dialogut të Kosovës me Serbinë, ka thënë se nuk do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pa u përfunduar procesi i negociatave me Serbinë.

Dardan Molliqaj është ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit Adriatik Kelmendi në Rubikon të LKTV-së, se Qeveria nuk do të binte edhe nëse nuk do të votohej Ligji për Buxhet, votën për të cilin PSD e kushtëzoi me shkarkimin e Nenad Rikallos si ministër i Bujqësisë nga Lista Serbe.

“Jo do të krijohej një Qeveri teknike, sepse duhet ta dimë një gjë, nuk do të ketë zgjedhje pa përfunduar dialogu m Serbinë”, ka thënë Dardan Molliqaj, raporton Periskopi. /Periskopi

Shpërndaje në: