Deputeti shqiptar në Zvicër: Bedri Hamza kandidati më adekuat për postin e kryeministrit

Deputeti shqiptar në Zvicër: Bedri Hamza kandidati më adekuat për postin e kryeministrit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Zvicrës, Korab Rashiti, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Bedri Hamzën si kandidatin më të përshtatshëm për postin e kryeministrit të Kosovës në vitin 2026, shkruan Periskopi.

Në një postim në Facebook, Rashiti tha se Hamza është kandidati më adekuat si në formë, ashtu edhe në përmbajtje, duke e përshkruar atë si modest, pragmatik dhe të përkushtuar ndaj politikave të balancuara.

“Sipas mendimit tim, Bedri Hamza – si në formë, ashtu edhe në përmbajtje – është kandidati më adekuat për postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës në vitin 2026: modest, me qasje pragmatike dhe me politika të përmasuara.”, ka shkruar Rashiti.

Sipas Rashitit, Kosova ka nevojë për normalitet dhe qeverisje që menaxhon punët e përditshme me modesti, duke nënvizuar se vendi është i varfër dhe kërkon stabilitet politik e ekonomik.

“Kosovës nuk i duhet një lider me kult personaliteti apo eksperimente politike; Kosovës i duhet normalitet, thjeshtësi dhe një qeverisje që menaxhon punët e përditshme me modesti, sepse vendi është i varfër dhe ka nevojë për stabilitet.”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: