Deri në 330 mijë fëmijë të abuzuar: Klerikët francezë kërkojnë falje dhe shprehin turpin

Deri në 330 mijë fëmijë të abuzuar: Klerikët francezë kërkojnë falje dhe shprehin turpin

Një përfaqësuesve i klerikëve katolikë të Francës të martën u kërkoi falje viktimave të abuzimeve seksuale që janë kryer nga priftërinjtë.

Reagimi i zyrtarit kishtar erdhi pas publikimit të një raporti tronditës, në të cilin thuhet se rreth 216.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë nga viti 1950. Numër që mund të shkojë deri në 330 mijë nëse përfshihen të gjithë pjesëtarët e Kishës.

Eric de Moulins-Beaufort, kryetar i konferencës franceze të klerikëve, tha se ai dhe klerikët tjerë duan që ta shprehin turpin para viktimave të abuzimeve të zbuluara në raportin voluminoz.

Çfarë thuhet në raport?

Kryetari i komisionit për hetimin e abuzimeve nga priftërinjtë, Jean-Marc Sauve, foli gjatë publikimit të raportit të gjatë rreth abuzimeve seksuale në Kishën Katolike të Francës, shkruan BBC.

Komisioni, për më shumë se dy vjet e gjysmë, hulumtoi në gjykata, polici e në të dhëna të kishave si dhe foli me viktima e dëshmitarë.Sauve, shërbyes i lartë civil, tha se deri në fillim të shekullit të ri, Kisha Katolike “ka shfaqur indiferencë të thellë e madje mizore ndaj viktimave”.

Komisioni ka gjetur dëshmi për së paku 2.900 deri në 3.200 abuzues – nga gjithsej 115.000 priftërinj e klerikë të tjerë.Në raportin me gati 2.500 faqe thuhet se shumica e viktimave ishin djem para adoleshencës me prejardhje të ndryshme sociale.

Shpërndaje në: