“Deri sot na obliguan t’i shajmë sa më shumë Thaçin e Veselin”: Përkrahësit e VV-së mbeten të hutuar

“Deri sot na obliguan t’i shajmë sa më shumë Thaçin e Veselin”: Përkrahësit e VV-së mbeten të hutuar

Deklarimi i djeshëm i ish kryeministrit Albin Kurtit në mbështetje të liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë ka bërë konfuzë shumë mbështetës të tij, përfshirë edhe ata në faqen e famshme #meKryeministrin. 

Është një përkrahës i VV-së me emrin Isak Selimi i cili fillimisht pyet “Tash a po vazhdojmë me sha Hashën (Hashim Thaçin) e Kadrinë (Kadri Veselin) apo po kthehemi e po i lavdojmë!”

Më pas rrjedhin dy komente të tjera, që nxjerrin një tjetër replikë nga ana e Selimit “Qata de, deri sot na kanë obligu me sha sa ma shumë ama sot ndryshuan senet”, përcjell Periskopi.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po përballen në Hagë me akuza të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Një pjesë e replikës

Shpërndaje në: