Derisa demokracia flet, Dragobili i Malishevës përballet me mungesë të rrymës
Që nga mëngjesi, fshati Dragobil i Malishevës është duke u përballur me probleme të energjisë elektrike, raporton Periskopi.
Menaxheri i Qendrës së Votimit në shkollën Emin Duraku, Emin Paqarizi ka thënë se njëra fazë nuk është duke bërë.
“Kemi problem të energjisë elektrike me njërën fazë. Kemi kontaktuar edhe KEDS-in e kemi njoftuar për problemin, ende s’kanë ardh me zgjidh, shqetësohemi për në mbrëmje kur do të na duhet energjia”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.



