Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë: Një javë tejet domethënëse
Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave që po e lëmë pas.
Përmes një postimi në X, Duncan e ka quajtur “javë tejet domethënëse”, teksa ka shtuar se pret me padurim të dëgjojë përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij.
“Një javë tejet domethënëse në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim që të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si përmbledhja shumë e detajuar që e përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson ‘njohuri të pakta … mbi realitetin në terren’”, ka shkruar Duncan./Periskopi
A fascinating week at @SpecialChambers I look forward to hearing the prosecution explain how the very detailed briefing I mentioned several times in my own testimony represents “Scant knowledge of … the reality on the ground” @MiseticLaw
— John Stewart Duncan (@jduncanUKF) February 14, 2026



