Dëshmitari ndaj Salih Mustafës në humor të mirë: Gjyqtarja i bërtet e i thotë të mos bëj shaka

Dëshmitari ndaj Salih Mustafës në humor të mirë: Gjyqtarja i bërtet e i thotë të mos bëj shaka

Në seancën që po vazhdon për ditën e tretë me radhë në Gjykatën Speciale në Hagë, avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka vazhduar ta marrë në pyetje dëshmitarin.

Ky i fundit, duekt se ishte në humor të mirë pasi bën shaka në sallë të gjyqit.

Por, kjo s’i ka pëlqyer aspak gjykatëses së rastit.

Avokati mbrojtës e ka pyetur dëshmitarin: “Si do të përgjigjeshe, po të të them se klienti im thotë që ai s’të ka rrahë asnjëherë ty në Zllash?”

Dëshmitari ia ktheu duke thënë “Nxjerrja ti, nuk e di kush,”

Kjo ka bërë që të ndërhyjë gjykatësja që i ka kërkuar dëshmitarit të përmbahet nga fjalët e tilla.

“Zotëri dëshmitar, në një sallë gjyqi nuk duhet bërë shaka të tilla, mahi të tilla dhe sidomos jo ndaj avokatit mbrojtës. Të lutem, më kuptove?” – i tha gjykatësja. /Periskopi

Shpërndaje në: