Dështon Chelsea përballë West Hamit – Shkëputet në krye Liverpool

Dështon Chelsea përballë West Hamit – Shkëputet në krye Liverpool

Skuadra e Maurizio Sarrit më në fund ka dështuar të fitojë në Premier Ligë. Në stadiumin Olimpik të Londrës, Chelsea barazoi pa gola 0 – 0 me skuadrën e Mauricio Pochettinos që ishte mjaft e rrezikshme përgjatë gjithë ndeshjes, shkruan Periskopi.

Chelsea ishte më e mirë megjithatë, duke e mbajtur më shumë topin dhe duke pasur më shumë tentime drejt portës. Por, edhe kundërzbritjet e West Hamit ishin mjaft të rrezikshme dhe në disa raste, sidomos me anë të Antonios dhe të Yarmolenkos, ka mundur të kalonte në epërsi.

Italiani cigarepirës, Maurizio Sarri dukej mjaft i tensionuar gjatë ndeshjes në pankinë, ndërsa ekipi i kilenit Pochettinos ka filluar të këndellet pas një starti shumë shumë të dobët.

Tanimë, veç Liverpooli i ka të gjitha fitore në Ligë, dhe qëndron e shkëputur në vendin e parë me 18 pikë. Chelsea i ka 16, aq sa edhe Manchester City.

Në javën tjetër, do të zhvillohet superderbi në Stamford Bridge mes Chelseat dhe Liverpoolit. /Periskopi

Shpërndaje në: