Detaje nga armatimi që gjeti Policia në rrugën ku ikën terroristët serb në Banjskë

Detaje nga armatimi që gjeti Policia në rrugën ku ikën terroristët serb në Banjskë

Janë bërë gjashtë ditë që kur Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh serb, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Serbët u tërhoqen nga sulmi që u bë në afërsi të hyrjes së fshatit, për t’u strehuar në Manastirin i Banjskës, të cilin e shfrytëzuan për të organizuar sulme dhe për të luftuar Policinë e Kosovës.

Pasi Policia vrau tre nga pjesëtarët e kësaj bande, dhe arrestoi disa të tjerë.

Më pas, Policia publikoi edhe pamje të xhiruara me dron, në të cilën shihen pjesëmarrësit e grupit terrorist, përfshirë dhe Milan Radojiçiqin, si dhe largimin e tyre përmes një rruge ilegale në mal.

Piëkrisht në këtë rrugë, Policia e Kosovës ka gjetur armatim.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për kallashnikovë, troblonë dhe armë të tjera.

Të njëjtat janë konfiskuar nga Policia, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se pas tërheqjes së grupit terrorist, Policia ka arritur të konfiskojë arsenal të tërë armësh nga vendi i ngjarjes, shtuar edhe uniforma, automjete dhe pajisje të mençura të komunikimit.

Shpërndaje në: