Detaje nga tragjedia me emigrantët në SHBA, shoferi ishte nën efektin e drogës

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 53 numri i personave që humbën jetën në kamionin e mbushur me emigrantë që u gjet në San Antonio të Teksasit.

Autoritetet kanë arrestuar 4 persona deri në këto momente për këtë tragjedi të rëndë, ndërkohë që 11 emigrantë ndodhen ende në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e emigracionit raportojnë se nga 53 viktimat, 27 ishin nga Meksika, 14 nga Hondurasi, 7 nga Guatemala, 2 nga Salvadori, ndërsa 3 persona të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Autoritetet amerikane gjithashtu bënë të mundur dhe arrestimin e drejtuesit të kamionit, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës. /A2CNN