Detaje tronditëse nga vrasja në Elbasan: 7 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).
A2 CNN mëson se në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.
Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët.
Po ashtu mësohet se Mëhalla ka marrë 7 plumba, katër në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë./Periskopi/



