Dhia që lindi me fytyrë njeriu fillon të adhurohet si zot (Video)

Dhia që lindi me fytyrë njeriu fillon të adhurohet si zot (Video)

Një dhi mutante po adhurohet si zot pasi lindi me fytyrë të çuditshme në dukje krejt si njeriu, kanë thënë raportimet.

Imazhet dhe klipet e kësaj bishe të çuditshme shpesh janë bërë virale pasi janë postuar në media sociale në Rajasthan të Indisë, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.

Në fillim, kafsha e çuditshme i la fshatarët në Nimodi të frikësuar e të habitur pasi struktura e fytyrës e bënte të dukej si një plak idhnak.

Sidoqoftë, tash ata raportojnë se krijesa fatkeqe ka nisur të “adhurohet si një mishërues i hyjnisë, si të ishte zot.”

Pronari, Mukeshi Prajapap, nga Nimodia, ishte i pari që e zbuloi dhinë e tij.

Në Indi ishte e zakonshme që kafshët mutante të tërhiqnin shumë vëmendje, pasi njerëzit i konsiderojnë si shenja të zotit, sipas burimeve lokale.

Ekspertët kanë thënë se dhia vuan nga defekti i rrallë kongjenital i njohur si ciklopia, në të cilin gjenet që nën rrethana normale krijojnë simetrinë e fytyrës, dështojnë.

Së fundi edhe një lopë lindi në Bengalin Perëndimor që u adhurua si zot nga banorët, por për fat të keq vdiq pas vetëm katër muajsh. /Periskopi

Shpërndaje në: