Dhjetori “muaj i kobshëm” për kosovarët

Muaji dhjetor po del të ketë qenë më i kobshmi për qytetarët e Kosovës. Në këtë muaj kosovarët kanë vdekur më së shumti. Kështu tregon raporti i nxjerrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Nga 8 mijë e 495 vdekje të shënuara, 867 kanë ndodhur në dhjetor. Pas këtij muaji, as fillimi i janarit nuk del të ketë qenë fare më i mirë. Në janar të 2016-tës, kanë ndërruar jetë 744 kosovarë, shkruan Indeksonline.
Numër i madh i vdekjeve është shënuar edhe në muajin mars me gjithsej 729 vdekje. Në prill e nëntor 718 vdekje, 705 në gusht, maj 708, tetor 704, shtator 650, e qershor 653.
Nëse i krahasojmë me gjini, bazuar në hulumtimin e ASK-së, meshkujt del të kenë vdekur më shumë se vajzat e gratë. Nga ky numër vdekjesh kanë qenë 4 mijë e 796 meshkuj, ndërsa 3 mijë e 699 vajza e gra.
Këto hulumtime janë nxjerrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. /Indeksonline