Di Maria e zbulon se sa klub i poshtër është Reali: Nuk më lejuan që të luaja në finalen e Kupës së Botës! (Foto)
Angel Di Maria ka zbuluar se Real Madridi nuk e lejoi atë që të luante në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 ku Argjentina u takua me Gjermaninë
Superylli argjentinas u lëndua në çerek-finale të ‘Brazil 2014’, por ai dëshironte që të luante me dhimbje në finale kundër Gjermanisë, por Reali ia kishte ndaluar, shkruan Periskopi.
Në një rrëfim për ‘Players Tribune’ ai ka rrëfyer ditën më të keqe të karrierës së tij si futbollist me Realin që ia kishte ndaluar që të luante në finale të Kupës së Botës.
“Ishte mëngjesi i ditës së finales të Kupës së Botës 2014, saktësisht ora 11:00 dhe unë isha i ulur në qendrën mjekësore për të marrë një injeksion në këmbën time.
“Unë kisha lënduar muskujt e kofshëve në çerekfinale, por me analgjetikë mund të vrapoja pa ndjerë dhimbje. Nuk më interesonte asgjë tjetër vetëm doja që të luaja në finale.
“Unë po vendosja akull në këmbën time kur erdhi doktori i kombëtares, Daniel Martinez, i cili më tha: ‘Shiko Angel, kjo letër ka ardhur nga Real Madridi’.
“Unë i thashë ‘Çfarë je duke thënë?’ Ai më tha: ‘Mirë, ata[Real Madrid] po thonë që ju nuk jeni në gjendje të mirë për të luajtur. Pra, ata na detyrojnë të mos ju lejojmë të luani sot’.
Di Maria vazhdon me rrëfimin e tij:
“Unë e dija se çfarë po ndodhte, të gjithë kishim dëgjuar se ata do të transferonin James Rodriguezin pas Kupës së Botës dhe e dija që ata do të më shisnin mua për të.
“Unë i thashë Danielit[mjekut të skuadrës] të ma jepte letrën. Unë as që e kam hapurt atë, e kam shqyer menjëherë, e kam bërë copa-copa.
Di Maria nuk luajti në finalen të cilën Argjentina e humbi 1:0 nga Gjermania dhe menjëherë pas Botërori ai u shit nga Real Madridi për të kaluar te Manchester United. /Periskopi/



