Dialogu, Asoaciacioni, Manastiri i Deçanit, rryma në veri: Letra e Blinken për Kurtin, shkurt e shqip

Dialogu, Asoaciacioni, Manastiri i Deçanit, rryma në veri: Letra e Blinken për Kurtin, shkurt e shqip

Në letrën që kryeministrit Kurti i ka arritur nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, Amerika i bën thirrje kryeministrit që të fokusohet në dialogun me Serbinë dhe përmendet ‘njohja reciproke’. Veç tjerash në letër, vëmendje e veçantë kërkohet për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë në veri. Poashtu, edhe çështja e personave të pagjetur, është tema që Blinken kërkon të trajtohet.

Nuk përmenden me emër, por ‘zbatimi i vendimeve gjyqësore – në veçanti’ ato që prekin minoritetet (që nënkupton Asociacioni, Manastiri i Deçanit), është vëmendja që kërkon Amerika…

Ja letra e Blinken përmes tri citateve të shkurtra lidhur me këto çështje:

Dialogu

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, shkruan Blinken.

Rryma në veri:

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur”, shkruan Blinken.

Asociacioni, Manastiri i Deçanit;

“Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit”, shkruan Blinken. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: