Dialogu: Lajçaku shkon në Serbi, takohet me Aleksandër Vuçiqin

Dialogu: Lajçaku shkon në Serbi, takohet me Aleksandër Vuçiqin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, Mirosllav Lajçak gjatë ditës së nesërme do të takohet me presidentin serb, Alekandër Vuçiq.

Siç raporton mediumi serb Tanjug, takimi mes dyshes do të mbahet në orën 12:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

Për këtë takim, mediat do të informohen me anë të një komunikate.

Nuk dihet se cila do të jetë tema e këtij dialogu, dhe nëse z. Lajçak do të vizitojë edhe Republikën e Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: