Diaspora thyen rekord me paratë e dërguara në Kosovë gjatë pandemisë

Periskopi.com Lajme

Sa herë që vendlindja ka nevoje për ndihmë, gjithmonë pranë saj është diaspora.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme.

Krejt kjo për të ndihmuar Kosovën në ballafaqimi e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj, raporton albinfo.ch

Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.

Në maj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të BQK-së diaspora kishte dërguar në Kosovë 78.4 milionë euro, apo rreth 22 milionë euro më pak se sa këtë vit.

Ndërsa në maj të 2018, nga diaspora në Kosovë ishin ardhur 73.7 milionë euro, apo 27 milionë euro më pak se sa në 2020. Në maj të 2017, në Kosovë nga diaspora kishin hyrë 67.6 milionë euro.

Ndërkaq, në vitin 2016 kishin hyrë 57.3 milionë euro, dhe në maj të 2015, 58.3 milionë euro.

Shpërndaje në: