“Diego Costa po bëhet gati t’ia fusë Chelseat”
Legjenda e Manchester United, Eric Cantona mendon se sulmuesi i Chelseat, Diego Costa po bëhet gati të largohet nga kampioni anglez.
“Chelsea fitoi ligën dhe Diego Costa gjeti një mënyrë mjaft kreative për të festuar”, filloi Cantona, përcjellë Periskopi.
“Ai filloi me një goditje të lehtë në testikujt e John Terryt dhe pastaj me fërkoi nga mbrapa një nga trajnerët. Ky është një mesazh i qartë për shefat e klubit: Jo vetëm që të kapi nga topet, por edhe ta fusë”, tha Cantona.

Costa ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që e lidhnin me një kalim në Superligën Kineze të futbollit. /Periskopi/



