Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në pamje shihet një kamion i përfshirë nga flakët saktësisht në “Duhël”.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri dhe nëse ka persona të lënduar.
Periskopi, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit.



