Digjet një depo e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e  “Viva Fresh Store” në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së martës në depon e marketit “Viva Fresh Store” në Prishtinë, e cila po shfrytëzohej si zyrë administrative.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe situata tashmë është vënë nën kontroll.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve për kryeqytetin, Samed Shkodra, i cili theksoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ka qenë një zjarr në depo-n e Vivës që është shfrytëzuar për administratë. Zjarri është nën kontroll. Çdo gjë është nën kontroll, nuk flitet për ndonjë shpërndarje të zjarrit. Janë duke kontrolluar edhe kulmin e depos. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi ai.

Shkodra shtoi se zona po monitorohet për të shmangur çdo rikthim të mundshëm të flakëve.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një zyre të improvizuar brenda hapësirave të depos, të cilat shfrytëzoheshin nga marketi për nevoja administrative. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe pritet të hetohet nga autoritetet përkatëse./Periskopi/

Shpërndaje në: