Diogo Jota është kapur duke i thënë diçka të çuditshme gjyqtarit pasi u shty nga kundërshtari
Diogo Jota po del të jetë një transferim absolutisht fantastik për Liverpoolin.
Shumë fansa dhe analistë ngritën vetullat kur u kuptua se djelmoshat e Jurgen Kloppit shpenzuan 47 milionë euro për sulmuesin e ëolves në verë, transmeton Periskopi.
Përveç kësaj, ky transferim erdhi disa muaj pasi Chelsea mposhti ”Të Kuqtë” për Timo Werner.
Sidoqoftë, Jota në fundjavë u bë lojtari i parë i Liverpoolit në histori që shënon në katër ndeshjet e para të Premier Leagues, teksa në total ka tetë gola në fanellën e famshme, përfshirë një hat-trick në Champions League kundër Atalantas.
Mirëpo, ai tash ka fituar vëmendje edhe për një incident tjetër gjatë ndeshjes kundër Leicesterit.
Kjo pasi u dëgjua duke i thënë gjyqtarit kryesor: ”Herën tjetër do të simuloj”, pasi u shty nga një kundërshtar nga prapa.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
????? pic.twitter.com/u3jv3O00cQ
— JohnSmith1988 (@Smith1988John) November 23, 2020



