Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Periskopi.com Lajme

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Ndërkohë, në vendin tonë, duke filluar prej orës 11:30, në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizohet ngjarja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit në Kosovë, me moton “Volunteer Noë For Our Common Future”.

Ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes MKRS-së dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim.

Në kuadër të ngjarjes do të shpallen edhe vullnetarët e vitit.