Dixon i ashpër me ZPS-në për Veselin: Me prova të dobëta s’mund të ketë shpallje fajësie

Dixon i ashpër me ZPS-në për Veselin: Me prova të dobëta s’mund të ketë shpallje fajësie

Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Rodney Dixon po tregohet i ashpër me ZPS-në për të cilën thotë se ka prova të dobëta për Kadri Veselin.

Ai tha ZPS-ja ka përpjekje të kota, derisa kërkoi që të mos shtrembërohet drejtësia.

“Përfundimi i gjykimit të Kadri Veselit për më shumë se 5 vjet, jo vetëm që do të jetë sukses, jo për shkak se do të lirohet një njeri i pafajshëm, por do të vendoset precedenti që brezat e ardhshëm do ta zbatojnë. Brezat e ardhshëm në Kosovë të mos kenë besim në shtetin ligjor, pasi është shkelur hapur në këtë çështje gjyqësore”.

“Të nderuar gjykatës, në fund të këtij gjyqi do të keni në dorë argumentet e ZPS-së, të cilat do t’i pengoni, pra këtë përpjekje të kotë të ZPS-së, me qëllim të mos shtrembërohet drejtësia”, theksoi avokati.

Dixon u shpreh qartë se për Veselin nuk mund të ketë shpallje fajësie, pasi siç tha ai, nuk ka dëshmi.

“Pavarësisht se ZPS-ja tentoi t’ju bind juve të nderuar gjykatës për ta gjetur fajtor Veselin me çdo kusht, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe me shtetin ligjor, kur provat janë të dobëta dhe nuk mund të ketë shpallja fajësie”, deklaroi avokati./Periskopi/

Shpërndaje në: