Djali Fadil Vokrrit: Sa më e vështirë është beteja, aq më e ëmbel është fitorja
Gramoz Vokrri, djali i legjendës Fadil Vokrri ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë sot me Danimarkën
Kosova sot me fillim nga ora 19:00 luan me Danimarkën në një ndeshje të karakterit miqësor në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Periskopi.
Gramoz Vokrri bëri shumë bujë kohë të fundit në futbollin kosovar pasi akuzoi kryetarin e FFK-së Agim Ademin se po e shkatërron Federatën.
Mes tjerash Vokrri pretendoi se Ademi e ka larguar atë nga FFK-ja, edhe pse një gjë e tillë më pas është mohuar nga ana e të parit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por, Gramozi me gjasë pritet që sonte të jetë në stadiumin që mban emrin e babait të tij për ta përcjellur ndeshjen që Kosova do ta luajë kundër Danimarkës.
Ai ka reaguar para këtij takimi me anë të një postimi në Facebook.
“Sa më e vështirë është beteja, aq më e ëmbel është fitorja,” shkruan Gramoz Vokrri në Facebook. /PERISKOPI/



