DNV: Pati rënie të entuziazmit në fushatë, ndarja e 100 eurove rast klasik i përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Në prag të përmbylljes së fushatës zyrtare zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV), ka prezantuar një vlerësim analitik me gjetjet kryesore nga vëzhgimi, përmes të cilit u synua të ofrohet një pasqyrë reale mbi mënyrën se si është zhvilluar fushata në terren, çfarë mesazhesh janë komunikuar dhe sa gjithëpërfshirës ka qenë procesi për qytetarët.
Ismet Kryeziu, drejtues i DnV-së, ka deklaruar se fushata zgjedhore, në përgjithësi është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë. Ka pasur konkurrencë politike aktive, aktivitete të rregullta politike dhe pjesëmarrje qytetare në gjithë vendin. Megjithatë, vëzhgimi ka treguar disa prirje dhe sfida që kanë ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e fushatës.
Sipas DNV-së, gjatë fushatës është shënuar nivel i zbehtë i entuziazmit qytetar.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në aktivitetet e fushatës është luhatur ndjeshëm mes subjekteve politike dhe formave të organizuara të takimeve, nga qindra pjesëmarrës deri në mbi 1000 pjesëmarrës. Llojet e aktiviteteve kanë qenë të kombinuarame pjesëmarrje të mesme dhe me pjesëmarrje të gjerë në prezantimin e listave, dhe janë zhvilluar kryesisht në ambiente të mbyllura. Shtrirja e aktiviteteve ka treguar përqendrim të subjekteve në qendrat urbane dhe komunat më të mëdha e me peshë elektoral, ndërsa komunat më të vogla kanë qene më pak të ekspozuara”, thuhet në njofitm./Periskopi



