“Do të jesh në radhë”, Trump paralajmëron presidentin e Kolumbisë

“Do të jesh në radhë”, Trump paralajmëron presidentin e Kolumbisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kërcënuar homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro, duke i thënë se ai do të jetë “i radhës”, ndërsa kërkon rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

“Ai ka qenë mjaft armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kam menduar shumë për këtë. Do të jetë në telashe të mëdha nëse nuk tregohet i zgjuar. Kolumbia prodhon shumë drogë”, tha Trump kur u pyet nëse planifikonte të fliste me Petron.

“Ata kanë fabrika ku prodhojnë kokainë, siç e dini, dhe e shesin direkt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që më mirë të vijë në vete, ose do të jetë i radhës. Ai do të jetë i radhës së shpejti. Shpresoj se po dëgjon. Ai do të jetë i radhës”, shtoi ai.

Trump ka bërë thirrje për largimin e Maduros prej muajsh dhe ka sulmuar vazhdimisht Petron, të cilin ai e pretendon si një “trafikant i paligjshëm droge”.

Deklarata e sotme është thirrja më e qartë e Trump deri më tani që Pedro të përballet me veprime të SHBA-së nëse nuk ndërmerr hapa të caktuar në lidhje me akuzat e Trump./Periskopi/

Shpërndaje në: