Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana e Kosovës ka vazhduar me kontrollet e saj kundër kontrabandës me mallra.

Së fundmi njësit e antikontrabandës zhvilluan një aksion në Ferizaj ku në një barnatore kanë sekuestruar barna në vlerë 30 mijë euro.

“Gjatë një operacioni kundër kontrabandës, njësit e antikontrabandes kanë konfiskuar një sasi barnash të dyshuara si të kontrabanduara dhe kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë (bunker) të përshtatur për fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana. /Periskopi/

Shpërndaje në: